Gazetari Ervin Dushi ka denoncuar se është dhunuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 nga disa persona në Shkodër. Sipas deklarimeve të tij, autor i dhunës ka qenë shtetasi Prek Gjoni, së bashku me disa persona të tjerë që ndodheshin me të. Gjoni njihet si pronari i rrjetit të marketeve Xhedis.

Dushi pretendon se ngjarja lidhet me një denoncim të bërë prej tij disa kohë më parë në mbështetje të një punonjëseje të marketit, e cila kishte pasur një mosmarrëveshje me pronarin e kompanisë.

Pas incidentit, gazetari ka bërë kallëzim në Policinë e Shkodrës dhe është shprehur se do ta ndjekë çështjen në rrugë institucionale. Ditën e djeshme gjate transmetimit live, Prek Gjoni, i akuzuar nga Ervin Dushi foli duke kundërshtuar akuzën ndaj tij. Madje ai akuzoi gazetarin si persona qe e ka stisur dhunën.

Ditën e sotme, gazetari Dushi ka vendosur të rrëfej momentet e dhunës në emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores dhe autores Evis Ahmeti.

“Kam pasur dëmtime të shumta. Edhe natën e djeshme jam paraqitur në spital sepse kisha shqetësime, dhimbje të theksuara koke. Në shkollën pyjore në Shkodër është një mbikalim. Por aty kam parë menaxherin. Unë kam hapur një live në tik tok dhe kam thënë që po futem në live që të kem fakte sepse kam frikë për jetën tim. Dhe kam folur bashkëbisedim me njerëzit, me ato që ishin sepse nuk është se jam i famshëm. Pak më parë kam takuar një person që e kam shumë mik dhe më bëri thirrje ishalla nuk e ke me Gledisin. Pra ishin bërë shumë kambana dhe pata frikë për jetën time. Unë  kam vazhduar rrugëtimin me një live hapur, deri aty ku ndodhet lokali i Gledisit. Unë kam qenë në trotuarin përballë. Më ka rënë telefoni. Më pas them që më duhet ta mbyll sepse një nga pronarët e marketeve më ka thirrur për të pirë kafe. Këta mirë që të dhunojnë por nuk duan me të lënë as me vdekë”, ka treguar ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, u shpreh se është dhunuar në mënyrë barbare dhe se në polici ka arritur të shkojë vetë ku edhe më pas ka bërë denoncim.

“Unë jam goditur pa mëshirë, ka qenë edhe një person i katërt. Ai është kthyer vetëm për të më ndihmuar mua. Po të mos ishte ai unë do të isha akoma më keq. Më pas kam shkuar në këmbë në polici dhe kam bërë denoncim. Në dijeninë time unë nuk kam asnjë konflikt me zotninë”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb