Një dokumentar i prodhuar se fundmi nga “Prime Video:, i titulluar “Beautiful Obsesion” (Obsesioni i bukur”, ka zbuluar jetën e Pep Guardiolës në dy vitet e tij të fundit te Mançester Siti, mes ankthit për paraqitjet e skuadrës dhe dramën personale që përjetoi me divorcin nga bashkëshortja e tij, Kristina Serra.

Pamjet e këtij dokumentari shfaqin si e përjetoi Guardiola këtë periudhë dhe në një nga fjalimet para skuadrës, pas një humbje në Ligën e Kampioneve, u tregoi gjithçka lojtarëve për telashet e tij në shtëpi.

“Djem, dua të rrëfej diçka. Jam i divorcuar nga gruaja më e bukur në planetin tuaj. Është gruaja ime, ish-gruaja ime. E dashuroj në mënyrë të pabesueshme. Por humbëm pasionin.

Për shumë arsye, humbëm pasionin. E dashuroj absolutisht. Ajo më dashuron, po, por humbëm pasionin. Dhe kështu është mënyra si luan futboll. Luan për shkak të diçkaje brenda – por ku është pasioni?

Në jetën tuaj, çfarëdo që do të bëni, bëjeni me pasion. Nuk dua lojtarë të mirë, dua lojtarë me pasion”, ishin fjalët e Guardiolës para skuadrës pas një humbje 2-0 përballë Bajer Leverkusen.

“Unë e lë jetën time, divorcin tim, familja time është larg – dhe gjithçka për të gjithë ju. Dhe çfarë më jepni mbrapsht. Një performance të tmerrshme që sapo keni bërë – të gjithë ju. Është një turp djem. Dhe ju e dini çfarë do të ndodhë. Do të keni një trajner tjetër”, vijoi ai.

Guardiola dhe gruaja e tij u divorcuan pasi trajneri vendosi të rinovonte kontratën me Mançester Sitin dhe ajo u zhvendos përsëri drejt Spanjës. Vendimi i Pep për të lënë drejtimin e Sitit erdhi pikërisht për arsyen se donte të qëndronte përsëri pranë saj dhe mendohet se po tenton të ribashkojë familjen tani që po qëndron larg futbollit dhe streseve të tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb