Dënohet me 11 mijë vite dhe 196 ditë burg Faruk Fatih Ozer, i cili akuzohet si kreu i Crypto Exchange Thodex për krime të shumta përfshirë mashtrimin, udhëheqjen e një organizate kriminale dhe pastrim parash. Vendimi u dha nga gjykata turke, raportojnë shkruajnë mediat e huaja. Gjykata në Stamboll dënoi edhe dy vëllezërit e motrat e tij me burg, duke i shpallur ata fajtorë për mashtrim të rëndë.

Ndërkohë, mediat kanë zbardhur dëshminë e të riut turk para gjykatës. “Unë jam mjaft i zgjuar për të udhëhequr çdo institucion në Tokë. Kjo është e dukshme në këtë kompani që kam krijuar në moshën 22-vjeçare. Nuk do të kisha vepruar kaq amator nëse kjo do të ishte një organizatë kriminale”, tha ai para gjykatësit.

I riu turk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”. Ai akuzohet për mashtrim të 391 000 qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave, mashtrim me dëm ekonomik 2 miliardë dollarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb