ELBASAN

Detaje të reja zbardhen për ngjarjen e ndodhur dje në Elbasan ku u ekzekutua në një atentat 41-vjeçari Everest Çaka dhe u plagos bashkëshortja e tij Silvana Çaka.

Burimet thanë për “BalkanWeb” se bashkëshortja e viktimës është punonjëse e OSHEE, ndërsa 41-vjeçari prej vitesh qëndronte nga një shtet në tjetrin dhe më së shumti në Spanjë. Së fundi ai kishte qenë në Gjermani nga ku ishte larguar një muaj më parë. Bashkëshortja iu ka thënë hetuesve se nuk dinte se çfarë pune bënte bashkëshorti i saj jashtë dhe se asnjëherë nuk i kishte thënë që të kishte probleme.

Policia po heton në disa pista për vrasjen e 41-vjeçarit Çaka, një prej tyre hakmarrja, pasi në vitin 2010 ai ishte arrestuar si i dyshuar për vrasjen e një taksisti, ndërsa vëllai i ishte vrarë në Spanjë. Një tjetër pistë është ajo për prishje pazaresh droge.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: