SHBA – Menjëherë pas lajmit se Justin Bieber dhe e dashura e tij, Hailey Baldwin, u fejuan, fansat nisën pikëpyetjet për detajet e dasmës së tyre: Ku do të martohen? Çfarë do të veshë Hailey? Kush do të jetë shoqërues etj. Por më kryesorja është dita kur do të martohen.

Sipas burimeve të TMZ, këngëtari i njohur ka menduar të organizojë një dasmë të madhe. “Çfarë do të ndodhë tani?” ishte pyetja e një reporteri për planet e ardhshme të 24-vjeçarit ditën e djeshme. “Të martohemi”,- u përgjigj Justin pa hezitim.

Përveç kësaj përgjigjeje të këngëtarit, një burim i afërt me çiftin tha se dasma e tyre është afër, sepse ata kanë nisur organizimet për ditën e tyre të madhe. “Ndërsa shoqërues i këngëtarit mund të jetë menaxheri i tij, Scooter Braun.”- ka thënë një burim pranë çiftit për revistën InTouch.

Sa për detajet e nuses, e dimë që do të jetë surprizë. “Hailey e di atë që do – një fustan të bardhë, të personalizuar, shoqëruese nusesh, pëllumba të bardhë një gjë të tillë”,- vijon më tej burimi.

Ndërkohë që Justin, natyrisht, do të angazhohet maksimalisht që ëndrrat e saj të bëhen realitet”- përfundoi burimi pranë çiftit të njohur. Në disa foto të publikuara së fundmi çifti shfaqet bashkë në rrugët e New York ndërkohë që në gishtin e modeles së njohur shohim unazën me diamant që shndrin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb