Avokati kryesor i Presidentit në detyrë të SHBA, Donald Trump po trajtohet në spital prej COVID-19.

Pasi u infektua me koronavirusi, Rudy Giuliani për një kujdes të shtuar u shtrua në spital.

Avokati menjëherë ka reaguar për gjendjen e tij shëndetësore duke theksuar se është mirë dhe po shërohet shpejt.

”Faleminderit të gjithë miqve dhe ndjekësve të mi për të gjitha lutjet dhe urimet e mira. Po bëj shumë kujdes dhe po ndihem mirë. Po shërohem shpejt dhe po mbaj hapin për gjithçka”- tha Giuliani.

Rudy Giuliani është ‘arma’ kryesore e Trump në betejën ligjore për të provuar manipulimin e rezultatit dhe vjedhjen e votave në zgjedhjet e nëntorit në SHBA që përfunduan me fitoren e kundërshtarit Joe Biden.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb