Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau do të kryesojë sot mbledhjen e qeverisë, e kjo do të jetë paraqitja e parë në punë që prej datës 12 mars, kohë kur nisi që të punojë nga shtëpia.

Ai u udhëzua që të izolohet për 14 ditë, për shkak se gruaja e tij Sophie rezultoi pozitive me koronavirus. Kreu i qeverisë kanadeze e vijoi punën nga banesa. Trudeau u shpreh se do të vazhdojë që të punojë nga shtëpia, kurse shtoi se do të marrë pjesë në mbledhjet qeveritare, nëse mendon se ata janë të rëndësishme, raporton BBC.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Trudeau pritet që të diskutojë me kabinetin qeveritar, hapat e mëtejshëm që do të marrë qeveria e tij, për të luftuar përhapjen e koronavirusit dhe gjithashtu të lehtësojë efektet ekonomike. Ai thotë se uron që të vazhdojë mbledhjet në mënyrë virtuale.

Parlamenti kanadez ka pezulluar punimet, përpos disa seancave për cështje urgjente, që kur nisi përhapja e pandemisë së Covid-19.

(d.xh/ Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb