TIRANE- Vetëm 5 minuta ka zgjatur seanca gjyqësore e reperit Arkimed Lushaj te njohur si “Stresi”, i cili u njoh këtë të diel me masën e sigurisë ndaj tij, 48 orë pas arrestimit.

Prokuroria e Tiranës kërkoi masën e detyrim paraqitjes dhe hetimit në gjendje të lirë, masë të cilën e konfirmoi gjykata penale e Tiranës duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm.

Arkimed Lushaj nuk ka dhënë vetë asnjë koment para togave të zeza, ndërsa avokati i tij mohoi akuzat se këngëtari ka lidhje me trafikun e narkotikëve.

Stresi u arrestua dy ditë më parë nga njësia antidrogë në Tiranë me tre akuza, për prodhim e shitje narkotikësh, përshtatje ambienteve për të konsumuar narkotikë dhe moskallëzim krimi. Atij iu gjet një sasi kokaine, teksa qëndronte në një lokal në shoqërinë e disa miqve të tij.

Edhe më herët Arkimed Lushaj është përballur me drejtësinë, por arrestimet e tij të bëra nga policia janë rrëzuar në Gjykatë, duke i caktuar hetim në gjendje të lirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb