Mbi 13 persona janë mbledhur në Gjykatën e Lartë Lindore në Danimarkë për të apeluar vendimin për burg, pasi janë arrestuar për trafik të kokainës në dhjetor të vitit 2021.

Midis tyre janë 10 shqiptarë të cilët kanë apeluar për t’u shpallur të pafajshëm ose për të marrë dënim më të ulët. Aktualisht të gjithë ndodhen në paraburgim. Ata akuzohen për përfshirjen në një grup të madh kriminal të drogës, ku autoritetet daneze sekuestruan mbi 2.7 ton kokainë.

Princi, Qero, Bjondi dhe Kuksi janë disa nga nofkat e shqiptarëve, të cilët kanë apeluar vendimin e gjykatës.

Mediat vendase shkruajnë se njëri prej shqiptarëve ka një karrierë të gjatë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Mjedisit në Shqipëri. Mësohet se paratë që grupi kriminal përfitonte nga tregtimi i drogës, i investonin në biznese të ndryshe, psh. disa hapën një fermë pulash e disa të tjerë dyqane suvenieresh.

Gjykata ka caktuar në total 55 seanca, ndërsa në tetor pritet të vendosë nëse vendimi do të ndryshohet apo jo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb