Protesta që po mbahet prej 31 ditësh është bërë ‘mollë sherri’ në Kuvend, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka replikuar me Taulant Ballën.

Ai tha se Balla duhet t’i kërkojë falje veteranëve të UÇK-së, sa i takon deklaratave për Dritan Goxhajn.

“Ke xhelozi që ke përfunduar te koshi i plehrave, ndërsa kolegët deputetë janë mes qytetarëve. Erdhe këtu dhe dënove dhe bëre mirë grisjen e flamurit të Izraeli, dhe mirë bere. Por di gjë se kush e bëri? Kush ishte ajo zonja e maskuar që në sy të policëve grisi flamurin. Ajo u fut brenda institucionit dhe nuk kemi asnjë deklaratë se kush është ky person. Na flisni ju për semitizëm? Po anuloni koncertin e Kany West? E kanë anuluar të tjerët.

Jo nuk është e vërtetë.
Po rri, kush flet, ti je një hajdut i certifikuar. Anuloni ju koncertin dhe pastaj hajde flisni për semitizëm! Ju keni zv.kryeministren të pandehur, dhe i bëni cv-n folësve në një protestë se është i proceduar! Ti kërkoi falje veteranëve të UÇK-së, për deklaratat për Goxhajn. E dëgjove deklaratën? Presin që të kërkosh falje! Na e servirët miratimin e rezolutës si arritje historike të Shqipërisë në procesin e integrimit europan, sot refuzoni të flasim për rezolutën e PE. Sot keni refuzuar me votë vetë PE. Jo thjesht sepse refuzoni debatin, por skanerin që PE i ka bërë qeverisë. Skaneri ju ka nxjerrë të sëmurë. Ju vuani nga sëmundja e rëndë e vjedhjes së zgjedhjeve, së taksave, korrupsionit, krimit të organizuar, thotë PE. Vetëm Rama ka frikë nga kjo rezolutë. Eurodeputetët grisën email-in e Taulantit dhe votuan për shfuqizimin e ligjit të zonave të mbrojtura. Sot s’flasim për rezolutën e PE sepse do të dalë që email-i i kolegëve është grisur dhe hedhur në kosh. Nëse ai raport siç ua keni shitur çdo shqiptari në mënyrë të gënjeshtërt, si ka mundësi që nuk thoni hajde ta bëjmë debatin. Duhet ta nxisnit ju. Ligji na thotë kur vjen për të raportuar Këshilli i Ministrave për ecurinë e negociatave, Kuvendi bën debat dhe miraton një rezolutë. Ju refuzoni debatin sepse ua nis raporti i Komisionit Europian me vjedhjen e zgjedhjeve, përdorimin e administratës në zgjedhje, mbrojtjen ndaj korrupsionit me mbrojtjen ndaj ish-zv. kryeministres se thatë nuk ndikon, ja pra që u mbroka. S’mund të mbrohet me votë politike në parlament një person i korruptuar sepse kjo e minon rrugën e Shqipërisë në BE”, tha Bardhi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: