Finlanda do të dërgojë në Ukrainë 2500 armë sulmi, 150.000 gëzhoja dhe 1.500 armë kundërtank m një goditje të vetme.

Lajmi është konfirmuar nga qeveria finlandeze, nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

“Situata në Ukrainë është jashtëzakonisht e vështirë për shkak të sulmit ushtarak të Rusisë dhe ka nevojë urgjente për mbrojtje [material]”, thuhet në deklaratë.

Vendi njoftoi të dielën se do të dërgonte jelek antiplumb, helmeta të përbërë dhe pajisje të ndihmës së parë në Ukrainë. Sakaq, vlen të përmendet, se të dyja vendet u kërcënuan hapur nga Presidenti Vladimir Putin, për shkak të pjesëmarrjes në samitin e NATO. Putini tha se nëse këto dy vende do të anëtarësohen në NATO do të përballen me reagimin e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb