Bayer Leverkusen ia ka rinovuar kontratën yllit të skuadrës, Leon Bailey, për pesë vitet e ardhshme.
Sulmuesi xhamajkan ka befasuar të gjithë me talentin e tij të treguar në dy sezonet e kaluara në Bundeslige.

Në sezonin e fundit Bailey ka shënuar 12 gola në 34 paraqitje dhe kjo ka ngjallur interesim të mëdha nga klubet evropiane.

21-vjeçari përfundoi në radarin e skuadrave londineze si Chelsea dhe Arsenali, por njëkohësisht u pëlqye edhe nga Real Madridit.

Megjithatë, skuadra më e interesuar për shërbimet e tij ishte ajo italiane, Roma, që ofroi 40 milionë euro për shërbimet e tij.
Por, tani Leverkuseni ia ka mbyllur derën të gjitha skuadrave të interesuara për xhevahirin e tyre, shkruan tg.

Kjo pasi skuadra gjermane ka njoftuar se Bailey ka nënshkruar një zgjatje pesëvjeçare në kontratën e tij. Kështu, Bailey është lidhur me Leverkusenin deri në vitin 2023 me kushte të përmirësuara të kontratës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb