Protesta e paralajmëruar nga Partia Demokratike dhe kreu i saj Sali Berisha për në orën 19:00, nisi me vonesë rreth një orë.

Edhe pse protestues dhe mbështetës të Partisë Demokratike ishin vendosur në sheshin para Kryeministrisë, pritja e tyre u zgjat tej orarit të paralajmëruar.

Kreu i PD, Sali Berisha së bashku me deputetë dhe figura të tjera të partisë iu afruan sheshit nga selia blu rreth një orë më pas, kur edhe nisi protesta.

Kujtojmë se kjo protestë nuk ka të parashikuara fjalime politike, ndërsa u paralajmërua se do të ketë një marshim, ashtu siç opozita ka vepruar edhe në episode të tjera.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb