Zelanda e Re i ka dhënë azil një refugjati tashmë të mbarënjohur në gjithë botën, Behrouz Boochan pasi ky i fundit për 6 vite u ndalua nga Australia, nuk u la të hyjë në kontinent si dhe kaloi shumë vite në ishull në pritje të azilit.

Ai arriti në 2013 me anije në Australi, por u kthye mbrapsht në Papa Guinean e Re për shkak të politikave tashmë aggressive australiane për dhënien e azilit.

Por Boochani është një akademik i asociuar dhe një autor dhe ai shkroi libër mbi këto eksperienca të stërgjatura në kampet australiane në ishullin Manus. Por tashmë pas 6 vitesh ai shijon lirinë pasi Zelanda e Re i ka ofruar azil, 1 vit punë dhe të drejtën e procedurave për të marrë shtetësinë e vendit.

Gjithsesi pas gjithë atyre peripecive Boochani thotë se nuk ndihet i qetë pasi shumë njerëz të tjerë po vuajnë mes detit të hapur në Manus, ishull nga i cili ndërkombëtarët kanë kthyer vëmendjen për shkak të denoncimeve për kampet skandaloze të refugjatëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb