Njëri prej protestuesve të liruar nga Komisariati nr. 1, pas shoqërimit të tij lidhur me incidentet e ndodhura gjatë protestës së sotme para Kuvendit, ka folur për News24, duke deklaruar se ende nuk i është bërë e ditur arsyeja zyrtare e ndalimit.

Ai theksoi se që prej fillimit të protestës kanë qenë të angazhuar për të shmangur çdo përplasje dhe se kanë mbrojtur punonjësit e policisë nga çdo provokim.

“Argumentin nuk e kemi marrë akoma. Desha të bëj me dije opinionin publik se kemi qenë prej fillimit duke mbrojtur policinë prej çdo provokimi. Policia është shtresa më e keqpërdorur në 36 vjet. Do ta vazhdojmë protestën paqësore. Çdo provokim nuk është pjesë e jona. Ju e dini mirë se kemi qenë në rreshtin e parë që të mos ketë provokim”, u shpreh protestuesi.

Më herët gjatë ditës, disa protestues u shoqëruan nga policia pas incidenteve të regjistruara para Kuvendit, ndërsa pas përfundimit të procedurave një pjesë e tyre janë lënë të lirë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb