Autoritetet e Tunizisë kanë thënë se 20 migrantë janë gjetur të vdekur më 24 dhjetor pasi anija e tyre, që kishte tentuar të dilte në Evropë, është përmbytur në Mesdhe.

Pesë persona të mbijetuar janë shpëtuar dhe autoritetet janë duke bërë kërkime për 20 tjerë, që besohet se janë të zhdukur.

Një zëdhënës i rojes bregdetare ka thënë se shumica e viktimave janë nga Afrika sub-Sahariane.

Sipas të mbijetuarve, anija ka qenë duke bartur 40 apo 50 persona që ishin nisur drejt Italisë, ka thënë një zyrtar.

Zona bregdetare afër portit të qytetit Sfax në Tunizi është kthyer në pikë të nisjeve të njerëzve, të cilët ikin nga konflikti dhe varfëria e vendeve të Afrikës dhe Lindjes së Mesme, në kërkim të një jete më të mirë në Evropë.

Të paktën 12,000 migrantë kanë shkuar me anije nga Tunizia në Itali këtë vit, sipas organizatës joqeveritare, Forumi Tunizian për ekonomi dhe të drejta shoqërore.

/REL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb