Romelu Lukaku dhe Zlatan Ibrahimoviç dhuruan një shfaqe ‘titanësh’ por aspas sportive në derbin Inter-Milan në Kupën e Italisë.

Në pjesën e parë ata u përleshën fizikisht teksa askush nuk u tërhoq nga konflikti, madje mediat e huaja raportuan se mes tyre pati dh gjuhë raciste.

Nga ana tjetër ata nuk kanë marrë ndonjë dënim të madh, pasi Ibrahimoviç do të mungojë një ndeshje për shkak të kartonit të kuq që mori pas ndërhyrjes ndaj Kolarov, kurse Lukaku e kishte kartonin e dytë të verdhë në Kupën e Italisë, dhe gjithashtu do mungojë 1 ndeshje.

Si Ibrahimoviç ashtu dhe Lukaku shënuan në derbi, por kualifikimin e Inter në fund e vendosi Eriksen me një goditje të bukur nga faulli në minutën e 90+8.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb