TIRANE
Pak ditë pas eliminimit nga Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj finalizoi këngën më të re.

“Faj” mban titullin projekti i ri muzikor i këngëtares së njohur të cilin ia dedikoi partnerit të saj aktorit, Donald Veshaj dhe rrugëtimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP.

Lidhja e tyre e cila u paragjykua nga publiku për shkak të rrethanave në të cilat lindi, u përshkrua në baladën e Beatrix e cila tha se kjo ishte ana e saj e historisë.

Kënga e Beatrix u vëndos ditën e sotme në ambientet e shtëpisë së Big Brother. Donaldi në fillim nuk e dalloi dot ishte kënga e re apo ishte e vjetër. Më pas kur e kuptoi u emocionua dhe u habit shumë.

Reagimin e aktorit e ka shpërndarë në InstaStory në Instagramit të saj edhe Beatrix me mbishkrimin: “Edhe pak ditë”. Kujtojmë që kënga Faj brenda pak ditësh ka arritur shifrën e 1 milionë klikime.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: