Gjykata e Tiranës i ka hequr masën e sigurimit “pezullim nga detyra” ish- zëvendës drejtorit të OFL Artan Shkëmbi.

Gjykata ka konstatuar shuarjen e masës për shkak të përfundimit të afatit 6 mujor. Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”.
Tre javë më parë dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk ka “korrupsion”.

Artan Shkëmbi u hetua pas një informacioni top-secret të ardhur nga Gjermania. Ky informacion ishte për një grup kriminal të trafikut të drogës, për të cilin thuhej se Artan Shkëmbi si dokument ia dorëzoi një prej anëtarëve të këtij grupi duke dekonspiruar hetimin.

Por autoritetet gjermane kanë dekriptuar mesazhin dhe fillimisht GJKKO dhe më pas Ardi Veliu me urdhër ka pezulluar nga detyra Shkëmbin i cili akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor dhe korrupsion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb