TIRANË

Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka humbur jetën sot për shkak të një ngjarje aksidentale me armën e shërbimit.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, ngjarja ka ndodhur pranë Kopshtit Zoologjik, ku efektivi i policisë R.Bicerri dyshohet se është qëlluar aksidentalisht me armë nga i biri. Fillimisht ai ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë.

Informacion paraprak
Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjësi i policisë i FNSH-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb