Një atentat ka ndodhur ditën e djeshme në Memaliaj, ku makina e një avokati është qëlluar me armë zjarri.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se shkak ka qenë një konflikt për pronat.

Vëllai i avokatit të identifikuar si Fatos Lamaj 36 vjeç, ka patur konflikte të vazhdueshme për pronësinë e një toke.

Mbrëmjen e djeshme makina e avokatit në të cilën ndodhej edhe nipi i tij është qëlluar nga një person, i cili më pas është vetëdorëzuar.

Nuk ka patur pasoja në njerëz.

Mësohet se tre ditë më parë dy palët janë zënë me leva.

Ndërkohë burime nga policia mohojnë që personi i shoqëruar të ketë qëlluar në drejtim të makinës, por se ka qëlluar në ajër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: