Pas letrës për largim nga detyra, flet administratori i Postribes, Altin Shabaj.

Ai shprehet për gazetarin Senad Nikshiqi se letra i ka mbërritur përmes një shoferi të dërguar nga kryetari i bashkisë, Bardh Spahia, ndërsa vete kryebashkiaku nuk ka denjuar që se paku t’ja komunikojë drejtpërdrejtë vendimin.

“Dje u njoha me shkresën nga kryetari. Ishte një shkresë që duhet të largohesha, pa njoftim paraprak. Një vendim i pritur, kur bashkinë e merr një forcë tjetër politike. Por shkresë pa njoftim, pa pasur burrni me të dhënë se; nuk do punojmë bashkë. Sa i përket Njësisë Administrative Postribë, për PD ka pasur rritje votash, dhe jo zvogëlim. Si shërbimet Administrative dhe politike kanë pasur vetëm rritje në këtë njësi. Përderisa kjo është një diçka që e pa,ë dhe në votime, arsyeja është se kam mbështetur kryetarin e PD, aty ku jam kryetar grup seksioni.

është një njeri që i shërben përçarjes së PD. Do të vazhdojë. S’më ndalon do të japë kontributin tim as Bardh Spahia, as ndonjë tjetër për PD. Është privilegj i madh me u larguar i pari prej Bashkisë Shkodër, prej Spahisë, që është njeriu më përçarës i PD në Shkodër. Koha do ta tregoje se kush ka patur te drejte. Me vjen qe ishim unë dhe Darragjati te paret qe po largohemi edhe pse jemi dy njësite përherë fituese te PD. Do te shihemi ne zgjedhjet e tjera”, tha Altin Shabaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb