Sportistja shqiptare, Kler Çaku e cila përfaqëson Teutën u shpall kampione Europe në shah, në kampionatin Europian të zhvilluar në Slloveni. 13-vjeçarja, edhe pse rivaliteti ishte i madh, bëri mjaft mirë, duke marrë kështu një sukses të merituar.

Kryeministri  Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: “URIME KAMPIONE- KLER ÇAKU, 13-vjeçarja shqiptare shpallet KAMPIONE EUROPE në shah, në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14 vjeç”.

 

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: