Me dygolëshin e tij, Vinicius Jr u vlerësua nga UEFA si lojtari i ndeshje. Në përfundim të aktit të parë, sulmuesi brazilian u shpreh i bindur se me tifozët në krah, në Madrid, mund të kapin finalen:

“Ne zbritëm në fushë me objektivin për të fituar ndeshjes, por e dimë se Champions League është kështu. Nuk mund t’i dhurosh asgjë kundërshtarëve, në të kundërt ndëshkohesh. Tani duhet të jemi të qetë dhe të mendojmë për ndeshjen e kthimit. Ne e dimë se mund të mbështetemi te tifozët tanë të cilët do të na japin një shtysë të madhe në Bernabeu”, u shpreh Vinicius Jr.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb