KRUJË

Përkeqësohet gjendja e biznesmenit Nazmi Çangu, i cili natën e së shtunës u grabit dhe u torturua nga disa persona në banesën e tij. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se për shkak të goditjeve në kokë Namik Çangu ka paraqitur probleme shëndetësore.

Gjatë natës ka pasur hemorragji. Mësohet se mëngjesin e sotëm policia ka shkuar për ta ripyetur, por nuk ka qenë në gjendje. Aktualisht familjarët po presin mbërritjen e autoambulancës për ta dërguar në spital për kontrolle më të imtësishme.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat personat me precedentë në fushën e vjedhjeve në zonë dhe po punon me kamerat e sigurisë për të përfituar karakteristika te autorëve. Nga analizimi i tyre rezulton se në ngjarje kanë qenë 4 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb