VLORË

Është përcjellë për në banesën e fundit në varrezat e fshatit Panaja Festim Lato, 44-vjeçari vlonjat i vetëshpallur president të Republikës së Çamërisë që u vra një javë më parë në Holandë. 44 vjecari u gjet i vrarë dhe i hedhur në kanal pranë banesës së tij më 20 korrik në Hollandë ndërsa pak ditë më vonë autoritetet holaneze konfirmuan që viktima të ishte Festim Lato.

Të afërm dhe miq të Festim Latos e cilësojnë vrasjen me prapravije politike. Sipas tyre Festim Lato mund të jetë vrarë për çështjen çame që ai ka mbrojtur prej vitesh, duke shtuar se ai ia kishte dalë ta çonte kauzën e Çamërisë deri në Parlamentin Evropian ku kishte një dosje kundër Greqisë për genocidin cam. Ata shprehen se do ta cojne deri në fund amantin e tij.

Por nga ana tjetër mediat holandeze shkruajnë se Festim Lato ishte një person i zhytur në borxhe. Vitet e fundit, Lato kishte qëndruar në një shtëpi në Afferden, jashtë së cilës duket flamuri i Holandës, Shteteve të Bashkuara dhe Çamërisë. Por në janar të këtij viti pronari e kishte larguar nga banesa, sepse kishte ankesa pasi hynin dhe dilnin shumë persona duke krijuar shqetësim. Ndërsa në prill të këtij viti Lato u deklarua zyrtarisht i falimentuar nga gjykata e Zutphen. I vetëshpallur si ‘President i Republikës së Çamërisë’ ai lindi në Vlorë në vitin 1976, ndërsa e fitoi shtetësinë holandeze, pasi u martua me një turke me shtetësi holandeze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb