Kanë përfunduar homazhet për efektivin e policisë, “Dëshmori i Atdheut” Enea Mekolli.
Pas ceremonisë së homazheve të mbajtur këtë të premte, kolegë, miq të afërm e familjarë i kanë dhënë lamtumirën mes lotësh.
Enena Mekolli i vra në krye të detyrës, gjatë një operacionit të zhvilluar në Korçës, për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Breçollari, ku mbeti i plagosur edhe një tjetër efektiv.
Ngjarja
Mëngjesin e djeshëm, gjatë një aksioni policor për kapjen e të shumëkërkuarit, Violand Braçellari, i cili fshihej në stallat e bagëtive në një zonë të pyllëzuar në periferi të fshatit Lozhan të Maliqit, ka hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të policisë.
Nga breshëria e plumbave u vra në vendngjarje efektivi Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri.
Ndërkohë autori i ngjarjes u plagos, duke marrë tre plumba, në dorë dhe në brinjë, ndërsa ndodhet bashkë me policin e plagosur te spitali i Traumës.
