Migena Kellezi, vajza nga Elbasani e cila u vra nga bashkëshorti dy javë më parë është përcjellë sot për në banesën e fundit. “BalkanWeb” mëson se sot, miq, familjarë e të afërm morën pjesë në ceremoninë mortore, ku i dhanë lamtumirën 30 vjeçares.
migena
Ngjarja e rëndë ndodhi në Udine të Italisë më 8 nëntor, ku gjatë një sherri për motive xhelozie Dritan Sulollari ka ka therur me thikë gruan e tij.

Dritan Sulollari, telefonoi policinë menjëherë pas krimit, por kur u mor në pyetje deklaroi se nuk mbante mend asgjë.

Pas krimit të rëndë u zbulua se çifti ishte në proces divorci, ndërsa paraprakisht kishin rënë dakord që djali 8-vjeçar të jetonte me nënën.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb