SHBA

Jamie Foxx është shfaqur për herë të parë në publik pas shtrimit në mënyrë misterioze në spital në fillim të prillit. Në videot dhe fotot e kapura nga TMZ të dielën në mbrëmje, më 9 korrik, aktori 55-vjeçar u pa në bordin e një jahti.

Sipas revistës ‘People’, një burim i afërt me aktorin thotë se Foxx po “ia del mirë” pas dy muajsh në gjendje jo fort të mirë shëndetësore.

“Ai thjesht po e merr me qetësi. Ai nuk ka pritur ende ndonjë vizitor apo diçka të tillë, por ai po ia del shumë mirë,” tha burimi për gazetën.

Vajza e madhe e aktorit, Corinne Foxx, njoftoi fansat për gjendjen e tij shëndetësore më 12 prill 2023, duke zbuloi se ai pësoi “një komplikacion mjekësor”. Megjithatë ajo nuk i bëri të ditura detajet se çfarë e shkaktoi urgjencën shëndetësore.

Në kohën e problemeve shëndetësore, Foxx ishte në mes të xhirimeve të filmit të tij të fundit për Netflix, “Back in Action”. Këto muaj ai nuk ka reaguar dhe as është parë në publik, gjë që ka bërë që miqtë dhe fansat të shqetësohen për shëndetin e Foxx.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: