Çështja e certifikatës së vaksinimit të Granit Xhakës ka rikthyer në vëmendje një prej episodeve më të diskutuara të karrierës së kapitenit të Zvicrës.

Në lidhje me këtë rast ka folur Pierluigi Tami, drejtues i përfaqësueses helvete. Tami u shpreh se kemi të bëjmë me një çështje private dhe se Federata Zvicerane e Futbollit nuk ka pasur rol në të.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt; ai mori vendimin për t’u bërë publik po aq shpejt. Nuk ishte e lehtë për të të ndërmerrte këtë hap. Kjo ishte një çështje private. Shoqata Zvicerane e Futbollit (SFV) nuk lëshoi asnjë direktivë vaksinimi. Ekipi kombëtar nuk ka të bëjë fare me këtë.

Ndër të tjera, u fol edhe për  mbështetjen që Xhaka ka treguar ndaj ish-krerëve të UÇK, të cilët u dënuan nga Gjykata Speciale.

“Mbështetja e tij për presidentin e dënuar të Kosovës është gjithashtu një çështje private”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb