Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Milot-Thumanë, ku si pasojë një grua ka humbur jetën, ndërsa vazja e saj dhe 2 nipërit e saj kanë mbetur të plagosur.

Gazetari Juli Shota raporton për BalkanWeb se një automjet taksi që udhëtonte drejt Rinasit, ka dalë nga rruga në afërsi të Laçit, duke u përplasur me murin.

Gruaja me vajzën dhe dy fëmijët e vajzës janë dërguar menjëherë pas përplasjes drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke humbur jetën.

Për fat të mirë mësohet se fëmijët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi i taksi-së është shoqëruar në polici. Paraprakisht si shkak i aksidentit tragjik dyshohet pagjumësia e drejtuesit të mjetit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb