Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç pas debatit të krijuar për udhëtimin e tij me jahtin e ish- diktatorit jugosllav Josif Broz Tito si dhe takimin me Ramën.

Milanoviç ka qenë i detyruar të sqarojë ngjarjen e nga Komisioni për Konfliktin e Interesit që ka ngritur hetim për Presidentin.

Zyra e Presidencës kroate shkruan se më 12- 13 gusht Milanoviç ishte në Shqipëri me ftesë zyrtare të kryeministrit Edi Rama. Sipas Milanoviç kjo ishte vizitë zyrtare si detyrë presidenciale.

Më tej ai sqaron se ka qëndruar mes këtyre ditëve në rezidencën zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Ai thekson se shpenzimet si vizitë zyrtare u mbuluan të gjitha nga buxheti kroat i shtetit.

Po ashtu ai ka theksuar se Ramës nuk i ka ofruar asnjë shërbim këshillimor.

 

NJOFTIMI NGA PRESIDENCA KROATE

Përgjigja e Zyrës së Presidentit ndaj pyetjes së Komisionit të Konfliktit të Interesit

Zyra e Presidentit të Republikës së Kroacisë ka pranuar dje, më 24 gusht 2020 një pyetje nga Komisioni i Konfliktit të Interesit në lidhje me vizitën e Presidentit të Republikës së Kroacisë Zoran Milanović në Republikën e Shqipërisë më 12 dhe 13 Gusht 2020, i cili u zhvillua me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

Për shkak të interesit publik, më poshtë kemi postuar përgjigjen e Zyrës së Presidentit të Republikës së Kroacisë në Komisionin e Konfliktit të Interesit.

Të nderuar zotëri apo zonjë,

Në mënyrë që të afirmojmë faktet përkatëse, ne ju japim juve informacion në lidhje me vizitën e Presidentit Kroat në Shqipëri.

Presidenti i Republikës së Kroacisë Zoran Milanović vizitoi Shqipërinë në 12 dhe 13 gusht 2020, me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

Vizita e Presidentit të Republikës së Kroacisë u zhvillua si pjesë e detyrave të tij presidenciale. Me anë të kësaj shënojmë se në të gjitha vizitat, dhe posaçërisht vizitat e tij tek zyrtarë të huaj, Presidenti i Republikës së Kroacisë përfaqëson gjithmonë Republikën e Kroacisë.

Si në të gjitha rastet e tjera kur Presidenti i Republikës së Kroacisë udhëton, shpenzimet e udhëtimit që lidhen me transportin e Presidentit të Republikës mbulohen nga buxheti i shtetit. Sa i përket kostove të akomodimit, Presidenti i Republikës së Kroacisë qëndroi në rezidencën zyrtare të Republikës së Shqipërisë me ftesë të nikoqirit të tij, Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Zoran Milanoviç nuk i ofroi asnjë shërbim këshillimi Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë. Presidenti e ka thënë këtë publikisht në disa raste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb