Pas akuzave që Partia Demokratike ka bërë ndaj ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka se kjo e fundit ka keqpërdorur detyrën, duke udhëtuar drejt Dibrës me helikopterë të FA-ve për fushatë elektorale, vjen kundërpërgjigja nga kjo e fundit.

“BalkanWeb” mëson se ministria e Mbrojtjes ka paditur Partinë Demokratike si dhe disa anëtarë të kësaj force politike.

PD akuzon Xhaçkën për shpërdorim detyre, ndërkohë që Ministria dhe Forcat Ajrore Shqiptare mohuan kategorish këto akuza. Sipas Forcave Ajrore Shqiptare drejt Dibrës ishte udhëtuar 9 herë për qëllime stërvitore, ndërsa e i cilësuan këto sulme të papranueshme.

Nga ana tjetër PD në denoncimet e saj të vazhdueshme bëri me dije se Xhaçka kishte udhëtuar 22 herë me helikopterë të FA-ve drejt Dibrës, duke shtuar se këto udhëtime kapnin kostot nga 5-10 mijë euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb