Alekandër Laho, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit që iu bë prokurorit Arjan Ndoj, rezulton të jetë Pëllumb Muharremi.

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte për ‘News24’ nga vendi i ngjarjes, nga mbikalimi i Shkozetit në Durrës, raportoi se Muharremi rezulton të ketë ndryshuar identiteti. Muharremi, sipas Lalës rezulton të ketë edhe identitete të tjera, ndërsa përflitet si një personazh i përfolur i botës së krimit.

I njohur si “i forti i Sukthit”, Pëllumb Muharremi ishte një prej personave që u akuzua si i përfshirë në rrahjen e biznesmenit libanez, Faad Mitri. Ky i fundit u dhunua barbarisht më 10 shtator të 2016-s për një konflikti pronësie në Gjirin e Lalëzit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb