TIRANE – UEFA ka ndëshkuar skuadrën e Kukësit për incidentet e ndodhura në “Qemal Stafa”. Humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 0-3, 70 mijë euro gjobë dhe 2 kompeticionet e ardhshme në Europa League pa tifozë, ishin vendimet që Komisioni i Disiplinës mori për ndeshjen e pezulluar Kukës-Legia e Varshavës. Guri që goditi në kokë futbollistin Duda i ka kushtuar shumë Kukësit që e sheh vetën praktikisht jashtë Europa League.

Komisioni i Disiplinës nuk e ka ndëshkuar Kukësin për ndeshjen e kthimit, por të përmbysësh një disavantazh 0-3 në Poloni është thuajse e pamundur. Ky vendim i marrë nga UEFA vendos në pikëpyetje të madhe edhe të ardhmen e klubit, ku tashmë vendimin më të rëndësishëm pritet ta marrë presidenti Safet Gjici, në do vazhdojë më tej kontributin e tij tek skuadra verilindore. Kukësi-Legia e Varshavës u ndërpre në minutën e 52-të pas goditjes në kokë të sllovakut Duda. Takimi i kthimit do të zhvillohet sipas programit, ditën e enjte në orën 21.00 në kryeqytetin e Polonisë.
(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb