Nuk kanë fund problemet për Ajax. Një ditë pas gabimit të rëndë që la jashtë listës për Ligën e Europës blerjen më të shtrenjtë në histori, gjigandët e futbollit holandez kanë marrë një tjetër lajm të keq nga UEFA. Qeveria europiane e futbollit ka pezullur me 12 muaj portierin Andre Onana, i akuzuar për përdorim të dopingut. Gjatë një testi të zhvilluar më 30 tetor, ai rezultoi pozitiv në përdorimin e Furosemidës, një substancë e ndaluar në sport.

Eryu9bdxiaaqil7
Eryu9bdxiaaqil7

Mbrojtja e portierit se kishte përdorur gabimisht një ilaç të bashkëshortes së tij nuk është pranuar nga UEFA, që ka dhënë një dënim të rëndë. Ajax ka konfirmuar apelimin në CAS, por deri atëherë klubi i Amsterdamit duhet t’I bëjë llogaritë me “turpërimin” e shkatuar vetë. Një ditë më parë, Ajax duhet të dorëzonte në UEFA listën e lojtarëve për Ligën e Europës, por harroi të vendoste emrin e Sebastien Haller, sulmuesin e transferuar në merkaton e janarit për 22 milion euro, shifra më e lartë e paguar ndonjëherë nga Ajax Amsterdam për blerjen e një futbollisti.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: