Ukraina ka publikuar dëmet e luftës, që prej nisjes së pushtimit rus në 24 shkurt të këtij viti. Sipas kryeministrit Denis Shmygal, dëmet përllogariten diku te 1 trilion dollarë.

“Lufta e zhvilluar nga Federata Ruse kudër Ukrainës dhe do t’i kushtojë vendit 1 trilion dollarë”, tha Shmygal.

Ai shtoi më tej se humbjet janë tepër të mëdha dhe pasojat do të jenë afatgjata.

“Sipas shkallës ekonomike të Kievit arritëm që deri në mars dëmet ishin diku te 560 mld dollarë, ndërsa për restaurimin e plotë, përllogaritur fabrikat dhe infrastrukturën, dëmet janë më shumë se 1 trilion dollarë”, tha Shygal.

Kujtojmë që Rusia ka intensifikuar luftimet në lindje të vendit, ndërsa në Bucha, rajonin pranë Kievit ka shkaktuar mizori të rënda. Gjenocide të ngjashme, thuhet se janë shënuar në disa rajone, por për këtë duhet të pritur raportet e reja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb