Mizoritë e trupave ruse në rajonet e pushtuara në veri të Kievit janë të paimagjinueshme. Mediat e huaja kanë pasqyruar ngjarje të tmerrshme sa edhe të dhimbshme.

‘The Mirror’ shkruan se masakrat në veri të Kievit nuk kanë fund, ndërsa Ukraina ka pësuar tronditje nga makthi i përdhunimeve, torturave dhe vrasjeve në Bucha.

Një gjyshe 77-vjeçare, invalide Svetlana Mykolayivna u tmerrua nga forcat ruse, të cilët shpërthyer dyert e banesës së saj duke u futur në dhomën e gjumit ku edhe ndodhej, ndërsa e qëlluan për vdekje.

Vajza e saj tregoi e frikësuar se u qëllua menjëherë pasi ndezi dritën.

“Ne jetonin pak më larg saj. Ata qëlluan shtëpinë e nënës time e zgjuan dhe e qëlluan pasi ajo ndezi dritën”, ka thënë ajo, transmeton BalkanWeb.

Një , prift u ekzekutua, një burrë raportohet se u zhvesh dhe u dhunua me armë, po ashtu 19 kufoma të tjera civile u zbuluan në aeroportin Hostomel në Kiev.

0 Ukraine (2)

0 Ukraine (4)

Të shkatërruar dhe të tronditur, civilët që kanë mbijetuar flasin për shkatërrimin e  jetës, komunitet të pashpresë nga gjendja e rënduar.

“Hyni nëse dëshironi, jeta dhe komuniteti ynë janë shkatërruar”, kështu u shpreh një i moshuar.

Andre Lovrenko, 37 vjeç, një tjetër vendas po ecte në shtëpi një mbrëmje pasi vizitoi një mik për t’i çuar ushqimin kur trupat ruse e ndaluan duke e mbajtur nën kërcënimin e armëve.

I pyetur nëse kishte frikë se do ta vrisnin, ai hedh një vështrim sfidues dhe thotë me vendosmëri: “Jo, nuk do të kem kurrë frikë se mos më vrasin rusët.

“Më zbritën në lumë dhe më zhveshën lakuriq”, ka treguar më tej ai,.

0 Ukraine

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb