Një bazë ajrore ruse ku po përgatitej një sulm i madh kundër Ukrainës është goditur nga një sulm me dron që dëmtoi dy bombardues bërthamorë me rreze të gjatë.

Baza ajrore Engels-2, pranë qytetit të Saratovit, u godit nga një shpërthim në orët e para të së hënës, që la të dëmtuar dy avionë bombardues Tu-95, të cilët janë përdorur për të kryer sulme ajrore në infrastrukturën e Ukrainës.

Kievi nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, por mendohet gjerësisht se qëndron pas dhjetëra sulmeve të ngjashme në bazat dhe depot e furnizimit në kufirin perëndimor të Rusisë.

Ky sulm ka ardhur vetëm disa ditë pasi shpërtheu një depo nafte në rajonin kufitar rus të Bryansk, në një sulm që mendohet se ishte orkestruar nga Kievi, ndërsa një zjarr i ngjashëm në depo nafte shpërtheu në nëntor në vendbanimin Stalnoi Kon’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: