Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka deklaruar se “vendi që meriton Ukraina është në NATO”, teksa mori pjesë sot në samitin e liderëve evropianë në Moldavi.

Duke folur në mbledhjen e Komunitetit Politik Evropian, ai tha se pajtohet me Stoltenberg se vendi i merituar i Ukrainës është në NATO dhe ajo për të cilën po flitet gjithashtu me Ukrainën tani është sigurimi i mbështetjes së nevojshme për të.

Sunak tha se ishte “krenar” për rolin e Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e Ukrainës, duke shtuar se po i dërgojnë një mesazh të fortë Vladimir Putinit duke thënë se Perëndimi nuk po shkon askund dhe se do vijojë të mbështesë Ukrainën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb