Energjia elektrike është rivendosur në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, pas çlirimit të tij në fillim të këtij muaji nga pushtimi rus, tha një zyrtar i lartë i zyrës së presidentit Zelensky.

“Ne po furnizojmë me energji infrastrukturën kritike të qytetit dhe më pas do kalojmë menjëhreë te konsumatorët familjarë,” shtoi Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i administratës presidenciale të Ukrainës.

Qyteti kishte qenë pa energji elektrike, ngrohje qendrore dhe ujë të rrjedhshëm kur forcat ukrainase e rimorën atë më 11 nëntor, ndërsa kreu i administratës lokale tha të premten se 15 persona janë vrarë dhe 35 janë plagosur në gjashtë ditët e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: