KIEV

Ukraina kreu dje një sërë provash të raketave të reja antiajrore, tip ”Neptun”, dhe të sistemeve raketore tokë-ajër, tip ”S-125”, deklaroi sekretari i Këshillit ukrainas të Sigurimit, Oleksandr Turcinov.

Ai saktësoi se lëshimet e këtyre raketave ishin zhvilluar në rajonin e Odesës dhe ishin kryer me sukses.

”Raketat tip ‘Neptun’ shënjestruan dhe shkatërruan objektivat e tyre në një distancë prej 240 kilometrash. Po kështu edhe raketat tip ‘S-125’, që edhe pse ishin antiajrore u përdorën kundër objektivave në sipërfaqen e Detit të Zi”, theksoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: