Ukraina triumfoi në festivalin europian të këngës, por “Eurovizion 2023” do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar për këto arsye…

Festivali Europian i Këngës, Eurovizion do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar vitin e ardhshëm, për shkak se organizatorët mendojnë se ngjarja nuk mund të mbahet në vendin fitues, Ukrainë për shakk të agresionit të vazhdueshëm rus.

Mbretëria e Bashkuar u rendit e dyta në finalen e këtij viti, ndaj dhe stafeta për mbajtjen e festivalit i kaloi asaj. Ngjarja më e madhe muzikore në Europë do të transmetohet nga BBC.

“Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë të BBC-së që treguan solidaritet me ne,” tha Mykola Chernotytskyi, kreu i transmetuesit publik të Ukrainës.

Nuk dihet ende se cili do të jetë qyteti mikpritës, por qytetet, si Glasgoë, Manchester dhe Bristol kanë shprehur interes të lartë.

(bbc/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: