Kushedi sa personave iu ka ndodhur të hasin në rrugë makinën e Google Maps, të mbushur me harta dhe me një telekamera të vendosur sipër.

Disa madje ndoshta nuk e kanë bërë lidhjen mes makinës dhe motorit të kërkimit, të tjerët do kenë reaguar me indiferencë, të tjerë do kenë pozuar apo përkundrazi mund edhe të jenë fshehur. Por sigurisht nuk kanë bërë atë që ka bërë ky djalë nga Padova. I riu jo vetëm që ka marrë pozë…nga pas, por ka ulur dhep antallonat në prezencë të miqve të tij. Gjithçka ka përfunduar në hartë në Google street view.

Imazhi është kapur në shtator, ndërsa është publikuar disa ditë më parë në hartat e motorit më të madh të kërkimit dhe në pak kohë ka bërë xhiron në internet, duke çmendur rrjetet sociale.
“Jemi pikërisht ne”, komentojnë djemtë protagonistë të shfaqjes që me shumë mundësi nuk e dinin se do të përfundonin online.

Mbetet për të parë nëse zyrtarët e privatësisë të Google Street View e kanë vënë re këtë gjest.
Sigurisht kritikat për shërbimin nuk mungojnë, duke marrë parasysh se situata të tilla të sikletshme mbeten të përjetësuara.

Për këtë arsye kompania ka shprehur gatishmërinë për eliminimin e imazheve të pafavorshme që dhunojnë privatësinë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: