Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga Policia e Rietit në Itali pasi ka qenë në krye të trafikut të drogës në provincën e Raguzës.

Agjentët vunë re prezencën e vazhdueshme, në zonën e Lungovelino Don Giovanni Olivieri, të një personi, i cili ishte stacionuar në një stol përgjatë shtegut të biçikletave dhe u vu disa herë në kontakt me disa të rinj.

Kjo situatë nxiti dyshimet e hetuesve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë ndërmarrë një sërë shërbimesh vëzhgimi, duke konstatuar në këtë mënyrë veprimtarinë e personit, të identifikuar më pas si 30-vjeçari shqiptar me banim në Comiso.

Ai u kontrollua menjëherë dhe iu gjetën pesë mbështjellës me kokainë, të fshehura poshtë gjurit, si dhe një kartëmonedhë 50 euro që klienti sapo ja kishte dorëzuar në këmbim të një doze shtesë kokaine.

Shqiptari kishte gjithashtu 250 euro shtesë, në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, të ardhura të mundshme nga veprimtaria e tij e paligjshme. Personi, i cili ka edhe precedentë të veçantë në fushën e drogës, është arrestuar dhe vënë në dispozicion të organit gjyqësor vendas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb