KAPSHTICË

Është normalizuar situata në pikën kufitare të Kapshticës në Korcë.

Kështu, është ulur në këto momente numri i shqiptarëve që po udhëtojnë drejt Greqisë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se radha kilometrike prej 6 kilometrash është ulur ndjeshëm, falë faktit se pala shqiptare punon me kapacitet të plotë tashmë.

Nga ana tjetër, edhe pala greke ka shtuar shërbimin me 5 sportele, që qytetarët të kalojnë sa më shpejt.

Puna për kalimin e shqiptarëve nga Shqipëria në Greqi, vazhdon akoma.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb