Nga: MARIGLEN MERTIRI*TIRANE-Temperaturat e larta dhe thatësira kanë shkatuar ulje të nivelit të ujit në basenet rreth Tiranës dhe rritjen e konsumit nga qytetarët.


Në këto kushte Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës sqaron se ka rënie të presionit të ujit dhe problem me furnizim në disa zona të Tiranës.


Abuzimi me ujin vijon si për larjen e makinave, spërkatjen e baceve dhe ndërhyrjet në rrjet për vaditje ndaj thirrja për ndërgjegjësim ndaj qytetarëve mbetet e përhershme.


Nisur nga kushtet e motit, drejtues të këtij institucioni bëjnë thirrje për menaxhim të mirë të ujit dhe jo shpërdorim pa kriter.

Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës i bëjnë thirrje qytetarëve që në rast të mungesës së ujit të telefonojnë në numrat e UKT që janë në faqen e saj pasi autobotet me ujë do të jenë në dispozicion të tyre.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: