TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar i shqetësuar për situatën e bujqësisë në vend. Në një postim në “Facebook”, Presidenti Meta shkruan se ulja e eksporteve të perimeve për herë të parë pas 16 viteve po i heq fermerit dhe bujqësisë tonë një ndër avantazhet e saj të pakta krahasuese në rajon dhe më gjerë.

Ai thekson se është një obligim atdhetar, që të ndalet me çdo kusht ky trend negativ nga qeveria duke dhënë dhe mënyrat.

“?? Ulja për herë të parë pas 16 viteve e eksporteve të perimeve, po i heq fermerit dhe bujqësisë tonë një ndër avantazhet e saj të pakta krahasuese në rajon dhe më gjerë.
Pas rrudhjes alarmante të prodhimit blegtoral dhe pakësimit drastik të numrit të krerëve në këto vitet e fundit, ky është një tjetër tregues mjaft shqetësues për nivelin e ulët të mbështetjes së bujqësisë dhe fshatit, për koston e lartë të papërballueshme të prodhimit bujqësor dhe blegtoral.
Kjo është një premisë e rrezikshme për braktisjen e fshatit dhe të vendit nga pamundësia për prodhim dhe shitje.
Është një obligim atdhetar, që të ndalet me çdo kusht ky trend negativ nga Qeveria duke rritur mbështetjen për fermerët dhe mbrojtur prodhimin vendas nga konkurrenca e pamëshirshme dhe e pandershme nga importet”, deklaron Meta.

Meta Fb
Meta Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb