Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, duke folur për reformën në drejtësi, u shpreh se kjo reformë tashmë është një realitet i prekshëm.

Manja tha se shqiptarët presin rezultate nga reforma në drejtësi, duke nënvizuar se parlamenti ka bërë të gjitha detyrat që i takojnë për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

Togfjalëshi Reformë në Drejtësi është një reformë që do të jetësohet shumë shpejt. Ajo që presin shqiptarët nga drejtësia e re presin rezultate të prekshme në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kuvendi ka realizuar të gjitha detyrat që kërkon Reforma në Drejtësi. Sa i përket raportit të Prokurorit të Përgjithshëm, ata janë të sakta. Ka disa gjëra që duhen ndryshuar për të bërë hetime më të mira.

Duhet bashkëpunim më shumë mes policisë dhe prokurorisë. Bashkëpunim me të gjitha hallkat e sigurisë në vend i Prokurorisë do të sjellë rezultate. Shqiptarët e besojnë reformën në drejtësi e ne ia kemi dalë që të bëjmë të besueshëm këtë reformë. Dua ta mbyll këtu duke i uroj suksese Prokurorit të Përgjithshëm dhe të falënderoj edhe zotin Metani. Metani do jetë gardian i drejtësisë së re, që i kemi dhënë rrugë si parlament”, deklaroi Manja.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb