PSG fitoi ndaj Bordeaux në shtëpi 3-0, në kuadër të kampionatit. Por e hidhur mbetet akoma shija pas eliminimit nga Champions League,  ku tifozët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në mënyra të ndryshme.

Sot, para ndeshjes në Parc de Princes,  tifogrupi i PSG, i njohur si Collettivo Ultras Paris ka dhanë një deklaratë, ku i drejtohen tifozëve: “Një grup yjesh që vështirë se njihen”. Gjithashtu, ata nuk kursejnë as Presidentin Al Khealifi, duke thënë: “Al Khelaifi nuk është njeriu i duhur”.

PSG është afër titullit kampion, pasi është 15 pikë para ndjekësit më të afërt. Gjithsesi, kjo nuk është ëndrra e lojtarit te 12-të të këtij ekipi, pasi prej kohësh kërkojnë në Paris trofeun  me veshë të mëdhenj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb